Lufta më Ukrainën/ Lavrov akuza Britanisë dhe BE-së: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë 09/11 12:34
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ellie Goulding dhe partner i saj, Caspar Jopling kurorëzuan këtë të shtunë dashurinë e tyre, në Katedralen York Minster, Angli.
Artistja zgjodhi një fustan tradicional, dizenjuar nga Natacha Ramsay-Lévi. Dasma bëri bashkë disa emra të njohur si dyshen Katy Perry- Orlando Bloom apo James Blunt dhe gruan e tij, Sofia Wellesley.
Në ceremoninë martesore ishte e pranishme edhe një anëtare e familjes mbretërore britanike, princeshë Eugenie.
Përsa i përket të sapomartuarve, ju kujtojmë se 32-vjeçarja u fejua me 27-vjeçarin Jopling, vitin e shkuar.
Top Channel