“Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin 12/06 17:25
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ellie Goulding dhe partner i saj, Caspar Jopling kurorëzuan këtë të shtunë dashurinë e tyre, në Katedralen York Minster, Angli.
Artistja zgjodhi një fustan tradicional, dizenjuar nga Natacha Ramsay-Lévi. Dasma bëri bashkë disa emra të njohur si dyshen Katy Perry- Orlando Bloom apo James Blunt dhe gruan e tij, Sofia Wellesley.
Në ceremoninë martesore ishte e pranishme edhe një anëtare e familjes mbretërore britanike, princeshë Eugenie.
Përsa i përket të sapomartuarve, ju kujtojmë se 32-vjeçarja u fejua me 27-vjeçarin Jopling, vitin e shkuar.
Top Channel