Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ellie Goulding dhe partner i saj, Caspar Jopling kurorëzuan këtë të shtunë dashurinë e tyre, në Katedralen York Minster, Angli.

Artistja zgjodhi një fustan tradicional, dizenjuar nga Natacha Ramsay-Lévi. Dasma bëri bashkë disa emra të njohur si dyshen Katy Perry- Orlando Bloom apo James Blunt dhe gruan e tij, Sofia Wellesley.

Në ceremoninë martesore ishte e pranishme edhe një anëtare e familjes mbretërore britanike, princeshë Eugenie.

Përsa i përket të sapomartuarve, ju kujtojmë se 32-vjeçarja u fejua me 27-vjeçarin Jopling, vitin e shkuar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel