Video/ Parku spektakolar i akullit dhe borës në Kinë hap dyert edhe këtë vit Drama televizive Peaky Blinders mund të ketë frymëzuar disa prej emrave më popullorë të fëmijëve në Angli dhe Wales.
Zyra kombëtare e statistikave njoftoi se Arthur ka hyrë për herë të parë që prej viteve 1920 në dhjetëshjen e emrave më të parapelqyer për djemtë, dhe Ada shfaqet për herë të parë në një shekull në listën e 100 emrave më të dashur për vajzat.
Arthuri dhe Ada janë anëtaret kryesore të familjes Shelby në serialin fitues të çmimeve Bafta. Majën e klasifikimit ndërkohë vazhdojnë ta mbajnë të pushtuar emrat Oliver dhe Olivia. Ato rezultojnë më popullorët edhe në Skoci, ndërsa në Irlandën e Veriut, regjistrat shënojnë më tepër James dhe Grace.
Një tjetër emër që e ka dyfishuar preferencen në 2018-tën ishte Meghan, dhe duket se kjo i detyrohet pikërisht Dukeshës së Sussex-it, sepse rishfaqja e fuqishme e tij si favorit për vajzat, koinçidoi me dasmën madhështore të ish aktores amerikane me princin Harry.
Preferencat megjithatë duket nuk janë gjithmonë ato tradicionale; 56 vajzave vitin e kaluar iu vu emri “Khaleesi”, një fjalë e sajuar në vend të asaj “mbretëreshë” dhe që u përdor nga personazhi Daenerys Targaryen në Game of Thrones.
Top Channel