Helmeta e Darth Vader, nga “The Empire Strikes Back”, është pjesë e një koleksioni të gjerë thesaresh të Hollivudit që do të dalin në ankand muajin e ardhshëm, me ekspertët që parashikojnë se vetëm kjo helmetë mund të kapë një shifër prej 500 mijë dollarësh. Maska dhe helmeta është një nga të vetmet e mbetura të vendosura nga aktori David Prowse.

Ankandi i titulluar, ikonat dhe legjendat e Hollivudit, do të mbahet në datat 25 dhe 26 shtator, në Los Angeles, me rreth 1 mijë objekte që pritet të shiten së bashku për më shumë se 10 milionë dollarë.

Në ankand do të ketë copëza nga filmat më ikonikë, që variojnë që prej erës së artë të Hollivudit e deri tek filmat bashkëkohorë aksion dhe fantastikoshkencor.

Në shitje do të jetë edhe një fustan bardhë e zi i veshur nga Dorothy, ose Judy Garland, në 1939 në klasikun magjistari i ozit, që parashikohet të arrijë një shifër prej 500 mijë dollarësh.

Do të ketë po ashtu edhe objekte nga 007, një fustan i veshur nga Roza në Titanik, makina deLorean e kthim në të ardhmen, si edhe një statujë Oskar origjinale e 1948.

Top Channel