Edhe pse tregu është i mbingopur me juristë dhe shumë studentë të cilët kanë një diplomë të degëve të drejtësisë dhe të cilët janë ose të papunë ose punojnë në ‘call center’, edhe këtë vit ka një kërkesë të shtuar për të ndjekur Fakultetin e Drejtësisë nga maturantët.
Përllogariten 10 maturantë për një vend, raporti i kërkesës për degët e Drejtësisë. Ndërkohë që këtë vit do të pranohen 640 maturantë në këtë fakultet. Maturanti i 640-të ka mesataren 9.3.
Sipas dekanit të Drejtësisë, prof. Artan Hoxha, 640 maturantët e rinj do të ndjekin në program të ri studimesh këtë vit, e përcaktuark jo në ligjin e ri të arsimit të lartë në përputhje edhe me reformën në drëjtësi.
Por ccfarë avantazhesh kanë studentët që ulen për hërë të parë në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë?
“Kanë një treg më të gjerë punë, por si ata me programin e vjetër edhe këta tani, mund të ndjekin Magjistraturën për prokurorë apo gjykatës”, thotë dekani.
Dekani Hoxha u kujton maturantëve që nuk renditen në listën e fituesve të mos nxitohen për t’u regjistruar në ato degë ku janë fitues por nuk i preferojnë, pasi menjëherë pas fazës së parë kur dhe fillojnë regjistrimet, në datën 2 shtator, fillon zhvendosja e vizës për shkak të vendeve bosh që krijohen.
Top Channel