Uragani i kategorisë së parë, “Dorian” ka mbërthyer Puerto Rico-n i cili ende nuk është rimëkëmbur nga shkatërrimi që solli uragani Maria dy vite më parë.

Stuhia arriti në Shën Thomas, ishujt e virgjër të SHBA-së në lindje të Puerto Rico-s rreth orës 14:00 sipas orës lokale.

Sipas parashikimeve “Dorian” do të godasë pjesën lindore të SHBA-së por pritet që gjatë ditëve të bjerë forca e tij duke kaluar në një uragan të kategorisë së tretë.

Top Channel