Super të pasurit e botës, gjithnjë e më shumë po blejnë në mënyrë të paligjshme gatopardë si kafshë shtëpiake, dhe kjo duket se po con në zhdukjen e tyre.
Këlyshë nga Somaliland, një shtet i shkëputur nga Somalia, kapen shpesh nga autoritetet në duart e trafikantëve.
Rreth 300 këlyshë gatopardi, trafikohen nga Somaliland çdo vit, shifër kjo thuajse e njëjtë me atë të popullatës së plotë të të gatopardëve të rritur dhe adoleshentë në zonat e pambrojtura të kepit të Afrikës.
Sipas fondit për ruajtjen e gatopardëve, një organizatë që ka si qëllim mbrojtjen e gatopardëve që jetojnë në natyrë të egër, trendi ka përmasa epidemike. Me ritmet aktuale të trafikimit, popullata e gatopardëve në rajon mund të zhduket shumë shpejt.
Somalilandi, është trajektorja kryesore e tranzitit për gatopardët që trafikohen në kepin e Afrikës. Kafshët kalohen nëpër kufijtë e Somalilandit dhe më pas dërgohen nëpër kuti kartoni mbi anije, deri në gjirin e adenit, drejt destinacionit final, gadishullit arabik.
Sipas fondit për mbrojtjen e gatopardëve, kanë mbetur më pak se 7500 gatopardë në natyrë të egër. Rreth 1 mijë gatopardë të tjerë janë në duar private në vendet e gjirit, ku shumë prej tyre blihen dhe shiten në ankande të paligjshme online. Pavarësisht se në shumë shtete, ndër të cilat edhe emiratet e bashkuara arabe apo Arabia Saudite, është e ndaluar pronësia private dhe shitja e kafshëve të egra, ligji nuk është fort i zbatueshëm.
Top Channel