Atmosferë festive dhe argëtim për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodhen në Durrës këtë sezon solli mbërritja e anijes me vela ”Fateh Al Khair 4” në portin më të madh të vendit.

Anija e konsideruar një muze në lundrim mbi trashëgiminë e detarisë në Katar, po lundron nëpër Mesdhe duke promovuar kampionatin botëror të Futbollit Katar 2022 si dhe vlerat e miqësisë mes vendeve.

“Fateh Al Khair 4”, u akostua në kalatën 5 dhe ishte në dispozicion të qytetarëve për ta vizituar nga afër. Ekuipazhi i saj u prit nga autoritetet vendore, ambasadori i Katarit në vendin tonë dhe qytetarë e turistë të shumtë që shijuan edhe koncertin e mikpritjes të organizuar në port mbrëmjen e kaluar.

Të pranishmit patën mundësinë të shohin nga brenda velierën e llojit ”Boom Safari” e punuar në dru, të njihen me kulturën detare të Katarit dhe t’i gëzohen suvenireve sportive të shpërndara me këtë rast. Kjo vizitë është dhe një mundësi njohjeje e promovimi për turizmin shqiptar dhe Durrësin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA