Masa të forta sigurie për Konstandin Xhuvanin në funeralin e të atit
20/08/2019 20:41
I rrethuar nga disa efektivë të policisë dhe me pranga vetëm në njërën dorë, Konstandin Xhuvani i dha sot lamtumirën e fundit babait të tij, Gjergj Xhuvani. Nga fotot shihet një prezencë e madhe e policisë në funeral, ndërkohë që efektivët nuk janë larguar për asnjë moment nga Konstandini, edhe kur ai qëndroi përpara arkivolit.
Konstandin Xhuvani u dënua me 35 burg në vitin 2015-të për vrasjen e katërfishtë që kreu në Tiranë në nëntor të 2014-ës. Atij i është hequr e drejta e lirisë me kusht.
Top Channel