Prezantohet “Tango Down”, Veliaj: Ridimensionojmë hapësirat publike

14/08/2019 13:03

Vepra më e fundit e Helidon Gjergjit e titulluar “Tango Down 2” e ka shndërruar në një sallë pasqyrash një nga dhomat e bunkerit anti-atomik të periudhës së komunizmit duke krijuar hapësira të pafundme.

“Është gjithmonë gëzim i madh kur një artist i madh si Helidon Gjergji, kthehet në qytet edhe sjell disa nga përvojat e tij më të mira, por edhe një vepër që provokon. Besoj se Bunk’Art 1 po prodhon Tiranën policentrike. Pra, është tjetër gjë të thuash që do bëjmë qendër edhe në Kinostudio, në Kombinat, në Laprakë, dhe është tjetër gjë kur shikon se si mbushen me jetë cepa të qytetit, ku një akupunkturë siç është Bunk’Arti ka sjellë jo vetëm artistë shumë të njohur, por sjell qytetarë që dinë të vlerësojnë diçka që i provokon, i bën të mendojnë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj theksoi rëndësinë që vepra të tilla të përhapen edhe në zona të tjera duke ridimensonuar hapësirat publike duke krijuar alternativa të tjera si këndet sportive, biblotekat.

Ndërsa Helidon Gjergji me këtë instalacion synon të konfronotojë individin që hyn dhe del në dhomën me pasqyra me këta kufij realiteti.

“Tango Down” e ka oigjiëen nga zhargoni ushtarak ndërsa qe nga vitit 2008 është adoptuar nga lojërat elektronike me tematikë lufte.

Top Channel