Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe të afërmit e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare në një spital në Itali.

“Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar”, shkruan Meta.

Postimi i Metës

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!
Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA