Trafik i rënduar edhe gjatë mbrëmjes të së hënës në gjithë vijën bregdetare të qytetit të Vlorës.
Një vijë kilometrike e cila nis që nga Llogoraja dhe përfundon në hyrje të autostradës Vlorë- Levan.
Trafiku i rënduar ka nisur në orët e para të ditës së djeshme, ku pushuesit që niseshin drejt bregdetit , për të përshkuar 5 km rrugë u duheshin më shumë se 45 minuta.
Por edhe në mbrëmje kur ata u kthyen nga plazhi, hyrja për në qytetin e Vlorës ka pasur probleme në qarkullim. Edhe pse policia rrugore është me forca të shtuara, situata vijon të jetë stresuese për drejtuesit e automjeteve, por dhe për pushuesit.
Për punonjësit e policisë rrugore fillimi i muajit Gusht ka pasur fluks të shtuar automjetesh duke sjellë dhe trafik të rënduar. Për të përshkruar aksin rrugor Orikum deri në dalje të qytetit të Vlorës duhen më shumë se dy orë mbrëmjen e së hënës.
Top Channel