Segmenti i parë i rikostruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës ka përfunduar plotësisht. Puna ka nisur për lotin e dytë, Ura e Gjormit-Kuc dhe brenda vjeshtës do të nisë dhe ndërtimi i lotit të tretë nga Kuçi në Qeparo.

Investimi është siguruar nga fondi kuvajtjan me 40 milionë dollarë, fondi saudit me 30 milionë dollarë dhe 16,6 milionë dollarë jepen nga qeveria shqiptare, i gjithë financimi është 86,6 milionë dollarë.

Projekti ndjek gjurmën e vjetër të rrugës që nis nga Vlora e kalon mes për mes zonës së Labërisë dhe përfundon në Qeparo, pranë Himarës. Rruga aktuale pothuajse nuk ekziston dhe kalimi është mjaft i vështirë. Ndërkohë projekti parashikon t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut.

Vranishti, fshat në luginën e lumit të Vlorës, përbën zonë më të varfër të këtij qarku dhe projekti i rrugës synon të nxisë ekonominë lokale dhe të ulë papunësinë.

Turizmi dhe bujqësia janë potencialet e zonës dhe aksesi në rruge do të rrisë mundësitë e zhvillimit, ndërkohë që rruga e re është një alternativë e mirë për të shkuar nga Vlora në Himarë duke shmangur Llogoranë.

Ritmi i punimeve është i mirë, thotë Gëzim Islami, supervizor i punimeve në te tre lotet, ndërkohë që deri në 2021-shin e gjithë rruga do të jetë e përfunduar.

Rruga do te lidhet me By Passin e Vlorës, si dhe do të ketë një degëzim për në Levan të Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA