Kaosi në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ka shfaqur ‘jelekverdhët’ edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për një grup turistësh francezë të cilët janë irrituar nga mënyra se si shoferët shqiptarë përpiqen të mbarojnë punë shpejt e shpejt.

Në doganën e Hanit të Hotit, në veri të vendit, turistët francezë kanë veshur jelekët e verdhë, simbolin e protestës në Francë, dhe kanë bllokuar njërën anë të rrugës. Ata janë përpjekur të bllokojnë shoferët që nuk prisnin në radhë, por kalonin në korsinë tjetër për të dalë të parët.

Ndonëse ishin shoferët shqiptarë ata që ‘fituan’ në fund, mesazhi i turistëve francezë u përcoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA