
24/02 18:37
Sot rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel