Aksident i trefishtë në Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara
12/08/2026 11:01
Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës.
Mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë ka goditur një mjet të parkuar, i cili nga goditja është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.

Nga kjo janë konstatuar vetëm dëme materiale tek mjetet. Nga alkoltesti që iu bë drejtuesit të mjetit rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Nga shërbimet e qarkullimit rrugor po kryhen veprimet procedurale dhe zbardhur ngjarjen.
Top Channel