23/11 08:00
Gjermania nuk do të bëhet pjesë e misionit të SHBA në Ngushticën e Hormuzit. Ky refuzim vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan ndihmë para pak ditëve.
Janë disa vende të Bashkimit Europian që e mbështesin idenë e SHBA-së për të shoqëruar anijet në Ngushticën e Hormuzit.
Kjo ide u mor si provokim nga ana e Iranit. Gjithashtu Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrit të Jashtëm iranian, Zarif.
Sipas këtyre sanksioneve, bllokohen të gjitha asetet që ministri Zarif disponon në SHBA. Ministri Zarif deklaroi se sanksionet ndaj tij janë vendosur pasi është një kërcënim ndaj axhendës së SHBA.
Top Channel