Vazhdon mallkimi i familjes Kennedy/ Anëtarja e 15 e familjes humb jetën

02/08/2019 21:54

Ka ndërruar jetë pas një mbidoze droge, Saoirse Kennedy Hill, mbesa 22-vjeçare e vëllait të presidentit, Robert Kennedy.

Trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në shtëpinë e gjyshes së saj, në Masaçusets, ndërsa dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Në një raport të mëparshëm mjekësorë, e reja kishte pranuar se vuante nga depresioni dhe se nuk do të arrinte ta kalonte dot kurrë atë.

Saoirse Kennedy është e fundit në një seri tragjedish që goditën familjarët e saj.

Gjyshi i saj Robert Kennedy, ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-ve, u vra në vitin 1968 gjatë fushatës si kandidat për president.

8 vjet më herët, vëllai i tij, presidenti John Kennedy u vra në një atentat në Dallas. Aksidentet ajrore i morën jetën motrës së tij, Ketlin Kennedy në vitin 1948 dhe djalit të tij John Kennedy Junior në vitin 1999.

Në total janë 15 anëtarë të familjes Kennedy që kanë humbur jetën në moshë në moshë të re si pasojë e aksidenteve dhe sëmundjeve të rënda.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA