Aty ku nuk çan dot demokracia, liria e shprehjes, vota e lirë, kinemaja apo muzika hyn… pornografia.
“Scan Eye”, një kompani që monitoron shkarkimet nëpërmjet shërbimit të ofruar nga “BitTorrent” publikoi disa të dhëna mbi aktivitetin lundrues në internet të koreano-veriorëve.
Në vendin më të izoluar të botës, që vuan bllokadën ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor, por njëkohësisht që u ka vendosur bllokadë ndikimeve perëndimore në shoqërinë e tij, “Scan Eye” thotë se është vërejtur një aktivitet i madh në shkarkimin e filmave pornografikë kryesisht prodhim japonez dhe amerikan.
Por jo vetëm porno. Mes shkarkimeve të koreano-veriorëve janë edhe të gjitha episodet e “Top Gear”, programit të famshëm të BBC kushtuar automjeteve dhe aventurave ekstreme me to. Shkarkime në masë ka patur edhe të video-lojërave të ndryshme.
Ekspertët e teknologjisë thonë se shkarkimet duhet të jenë vepër e një kaste të ngritur dhe pjesë e elitës politike të vendit që nuk preket nga çensura e internetit. Koreja e Veriut nuk është pjesë e rrjetit global të internetit dhe si alternativë përdor një sistem të brendshëm të cilin në janar të 2013-ës u bë kurioz dhe e vizitoi edhe vetë ish-kreu i Google, Eric Schmidt.
Top Channel