Autori: Robert Elsie, Gerda Mulder, Herman Zonderland

Thethi është një vendbanim i vogël në luginën e Shalës në Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në vijë ajrore, ai nuk është larg nga qyteti bregdetar i Shkodrës, por në realitet është një botë larg. Për të shkuar atje, duhet të kalosh një qafë mali të lartë nëpër një rrugë plot kthesa. Dëbora e thellë e bllokon kalimin nga tetori deri në maj dhe e lë Thethin bukur mirë të izoluar, ndonjëherë për javë të tëra. Edhe pse është një nga skajet më të largët të Europës, Thethi gjithmonë ia ka dale të tërheqë vizitorë.

Edith Durhami u ndie si në lëkurën e vet kur e vizitoi luginën në vitin 1908, siç ishin edhe studiuesit austro-hungarezë, Karl Steinmetz dhe Baron Franz Nopcsa, dhe shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane. Gjatë periudhës së gjatë të regjimit Stalinist, kur Shqipëria u izolua nga pjesa tjetër e botës (1944-1991), fare pak të huajve iu lejua të shkonin në luginë, për shkak të afërsisë me kufirin malazez. Në vitet 1990, zona u shpopullua shumë dhe gjatë dimrit vetëm dy familje mbeteshin në Theth. Vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Thethi është bërë një vend unik, ende pak i njohur si destinacion turistik për një racë të guximshme udhëtarësh ngjitësit e maleve, alpinistët dhe vizitorët me shpirt aventure. Edhe banorët vendas janë kthyer sërish dhe shumë prej tyre i kanë restauruar shtëpitë, për të shërbyer si bujtina të thjeshta për vizitorët, numri i të cilëve sa vjen e rritet.

“Pasioni për Thethin: Parajsa e epërme e Shqipërisë” paraqet bukuritë e Thethit dhe të Alpeve të Veriut të Shqipërisë përmes fotove të fotografit holandez Herman Zonderland. Robert Elsie dhe Gerda Mulder e paraqesin zonën me shkrimet e eksploruesve dhe të udhëtarëve të hershëm në luginë, të shoqëruar me fotografi të vjetra të kohës. Libri plotësohet edhe me rrëfime të shkruar rishtas për luginën sot, për familjet që jetojnë atje dhe për ndikimin e turizmit në atë zonë. Këto tekste të reja, të mbështetura në intervistat dhe shënimet e udhëtimit të Gerda Mulderit në vitet 1995-2013, i shtojnë edhe një ngjyrim personal.

Skeda e librit
• Shtëpia Botuese: Skanderbeg books (2018)
• Gjuha e publikimit: Shqip
• Formati: me kapak të hollë
• Nr. faqe: 328
• Përkthyesi: Artan Qoqi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA