11 vite hetim, Europol shkatërron bandën me aktivitet ndёrkombёtar nё shpёrndarjen e kokainёs

27/07/2019 04:30

Pas njёmbёdhjetё vitesh hetimi, Europoli njoftoi shpartallimin e një bande me aktivitet ndёrkombёtar nё shpёrndarjen e kokainёs nga Amerika e Jugut nё Europё dhe Azi.

Mbi njё ton kokainё ёshtё konfiskuar e 16 persona kanë përfunduar në pranga, njёmbёdhjetё nё Europё dhe pesё nё Azi. Dy milionё euro kesh. Banda trafikonte kokainë në sasi tё mёdha nga Amerika e Jugut nё Europё duke pёrdorur pёr kёtё avionё privatё.

Europoli tha se arrestimet janë kryer në Kroaci, Çeki, Serbi, Zvicёr dhe Hong Kong. Njёri ndёr drejtuesit e bandёs ra nё rrjetёn e hetuesisё, sipas tё dhёnave tё hetuesve, nё Zvicёr gjatё kohёs qё pёrgatiste njё transport me 600 kilogram kokainё.

Operacioni hetimor i emёrtuar “Operation Familia” , i koordinuar si nga autoriteti anti-drogё nё SHBA ashtu edhe Europoli, zgjati mbi një dekade e u drejtua nga Kroacia.

Top Channel