Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Është hapur me forcë dera e bashkisë së Devollit. Dera është shpërthyer pasi Bledion Nallbati, deri më tani kryebashkiak i Devollit, është larguar nga ambientet e institucionit. Aty ka hyrë tani Eduard Duro, kryebashkiaku i ri i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste.
“Sot është dita kur iu dha fund një procesi të gjatë. Pas ftesave të mia dhe këshillit të bashkiak për kryetarin e bashkisë, ai nuk pranoi të më priste për të bërë dorëzimin e detyrës kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Bashkia do të vazhdojë aktivitetin normal”, u shpreh Duro. I pyetur nga gazetarët nëse do të largime të punonjësve nga puna, kryebashkiaku i ri tha: “Jo, asnjë largim.”
Nallbati ka refuzuar më parë të largohet nga detyra, pasi si pjesë e opozitës, nuk e njeh procesin e zhvilluar më 30 qershor.
Gjatë paradites pati një tubim të mbështetësve të Partisë Demokratike që kundërshtojnë hyrjen në zyrë të Duros, ndërsa këshilli i ri bashkiak e bëri konstituimin në zyrat e prefekturës.
Top Channel