WakeUp/ Vlashent Sata: Kënga “Me Jetu”, një biografi e jetës sime

25/07/2019 13:43

Kantautori, Vlashent Sata solli sot në “Wake Up” premierën ekskluzive të këngës më të re titulluar, “Me jetu”.

Artisti tha se kjo këngë i kushtohet gjithë jetës së tij dhe flet për peripecitë që kalon njeriu në jetë por, që në fund me shumë vendosmëri ja del.

Prej kohësh kantautori jeton në Francë dhe ditët e fundit është kthyer në Shqipëri pasi po organizon “Zâ Fest III”, një festival muzikor që do të bashkojë disa nga zërat më stil të muzikës shqiptare por edhe artistë të huaj në Theth, në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Top Channel