Çështja Paris Saint Germain-Fair Play Financiar është e rrethuar nga shumë hije.
Ajo që e thotë këtë është e përditshmja prestigjioze amerikane ‘New York Times’ e cila ka në zotërim disa dokumenta që sipas saj vërtetojnë se UEFA nuk i bëri siç duhet hetimet për klubin parizien në lidhje me thyerjen e rregullit të Fair Play Financiar në verën e vitit 2017 kur PSG shpenzoi 400 milionë Euro për blerjen e Neymar dhe Mbappe edhe pse pagesa për francezin u bë sezonin pasardhës.
E përditshmja amerikane thekson se qeveria e futbollit evropian i mbuloi hetimet ndaj PSG duke mos e goditur fort klubin transalpin për shkak të lidhjeve të saj me presidentin e klubit transalpin Nasser Al Khelaifi që është në të njëjtën kohë edhe pronari i beIN Media Group i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka derdhur shuma të konsiderueshme të ardhurash në arkat e UEFA për të drejtat televizive të futbollit evropian.
Hetimet e kryera lanë të besojnë se ka pasur mendime të ndryshme në lidhje me sponsorizimet e entit të turizmit të Katarit, që është një lloj sponsorizimi brenda familjes, mes hetuesve të UEFA dhe PSG, por e gjitha kjo u mbulua. Po kështu edhe apeli në CAS që u kërkua nga vetë PSG me arsyen se vendimi i UEFA për hetime të mëtejshme nuk u mor në afatin e parashikuar nga ligji, nuk pati pasoja për PSG.
Ndërkaq, ka ardhur menjëherë reagimi i UEFA që ka mohuar gjithçka duke theksuar se pas një vlerësimi ligjor me ndihmën e palëve të jashtme, u arrit në përfundimin se pati argumente të forta që mbronin interpretimin e prezantuar nga Paris Saint Germain për këtë rregull.
Top Channel