Nga Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.

Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më parë. Duke eksploruar një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës, “Mami, unë dhe mami” zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, që kërkoi kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për t’u ngritur nga thellësi të pamata në lartësi të pamundura.

Kritika
Mami, unë dhe mami shfaqet me humorin karakteristik dhe optimizmin krenar të autores Maya Angelou. Nëse vini re ndopak zemërim midis rreshtave, në mbeten pa u zbuluar të gjitha hollësitë e hidhura, kjo ndodh sepse Angelou di të falë. Ky libër tërheqës rrëfen më së miri historinë e një pajtimi njerëzor.
– The Washington Post
Duke risjellë në kujtesë këtë marrëdhënie të koklavitur, autorja zbërthen për herë të parë rrugëtimin nënë-bijë drejt pajtimit, lidhjes së fortë dhe ndihmës… Angelou portretizon gjallërisht një grua me shpirt të fortë. Një kronikë e mrekullueshme dhe thellësisht domethënëse e dhembshurisë dhe e ripërtëritjes.
– Booklist
Dashuria dhe mësimet e paraqitura në këtë roman do t’u flasin atyre që po përpiqen të gjejnë udhën e vet në botë.
– Publishers Weekly
Mami, unë dhe mami është historia prekëse e një ndarjeje dhe e një bashkimi, si dhe portreti optimist i mëmësisë. Me gjithë traumat e rrëfyera këtu, dashuria e nënës ndaj bijës mund të përmblidhej në një rresht: “Shpirt, e kam menduar gjatë dhe tani jam e sigurt. Ti je gruaja më e shkëlqyer që kam njohur në jetë.”
– The Independent
Prekës… një portret i jashtëzakonshëm i dy shpirtrave guximtarë.
–People
[Vepra] e fundit, dhe më e fuqishme, e serisë së autobiografive të saj… një vepër kokëfortë dhe zemërbutë që i shtohet krijimtarisë mbresëlënëse të Angelou-së.
– Elle
Autorja
Maya Angelou (lindur Marguerite Annie Johnson, 4 prill 1928 – 28 maj 2014), ishte poete, këngëtare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Me më shumë se 50 vjet veprimtari krijuese mbi shpinë, ajo është autore e shtatë librave autobiografikë, tri përmbledhjeve me ese, disa përmbledhjeve me poezi dhe e një sërë veprash teatrale, filmash dhe programesh televizive. Ka marrë dhjetra çmime e mbi 50 diploma honoris causa. Ajo njihet kryesisht për shtatë autobiografitë, të cilat rrëfejnë fëmijërinë dhe adoleshencën e saj. Romani i parë, “I know why the caged bird sings” (1969), është ndoshta ai që i dha edhe fame ndërkombëtare; ky libër do të vijë së shpejti në shqip nga Botimet Pegi.

Skeda e librit
Fletët 173
V. Bot 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Jerina Dushku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA