Wake Up/ Suzana Turku: Kori i vajzave për herë të parë në Festivalin MultiKulturor të Beratit

18/07/2019 13:22

Për të gjashtin vit radhazi në “Qytetin e një mbi një dritareve” do të mbahet Festivali MultiKulturor i Beratit.

Ky festival, tashmë i shndërruar në traditë fillon sot rrugëtimin e aktiviteteve të tij përgjatë tre ditëve, pra datë 18, 19 dhe 20 korrik. Koncepti i këtij festivali është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Përgjatë këtyre tre ditëve qyteti historik me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore, do të shndërrohet në një qytet me aktivitete të larmishme për komunitetin vendas dhe jo vetëm.Në ditën e dytë të festivalit do të performojë kori i vajzave të Universitetit të Arteve, në drejtmin e Dirigjentes Suzana Turku. Në çdo hapësirë të këtij qyteti do të ketë koncerte muzikore nga grupe të huaja, street art, art pamor, cirk e shumë aktivitete të tjera.

Top Channel