Wake Up/ Shalqinj e pjepra me pesticide. Edmond Panariti: Si t’i zbulojmë në kushte shtëpie

18/07/2019 16:28

Ditët e fundit në media dhe rrjetet sociale është ngritur shqetësimi për nivelin e lartë të përmbajtjes së nitrateve në fruta dhe perimet që konsumojmë.

Sipas disa raportimeve jozyrtare rezulton se në disa prej këtyre – sidomos të shalqini dhe pjepri – niveli i nitrateve është 10-fish më i lartë se norma e lejuar në Shqipëri, çka (nëse është e vërtetë) rrezikon me kancer organizmin e njeriut.

Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por nga raportime të ndryshme, ky nivel varion nga 540 deri në 850. Norma e lejuar te shalqiri ështe 60mg/kg, ndërsa sipas raportimeve përmbajtja e lëndëve kimike shkon rëndom nga 200-230mg/kg.

Shqetësimit të qytetarëve i është bashkuar edhe ish-ministri i Bujqësisë, profesor Edmond Panariti, i cili sot në “Wake Up” ka dhënë disa rekomandime se si njerëzit ta kuptojnë nëse shalqiri apo pjepri që konsumojnë ka nivel të lartë pesticidesh (nitratesh) apo jo.

Top Channel