Wake Up/ Irgeni i Portokallisë i “futet” muzikës, rrëfen frikën e tij për rolin e Babales!

18/07/2019 16:19

Irgen Çela, është një aktorët më të dashur në “Portokalli” për të gjitha rolet që ka sjellë për publikun ndër vite.

Por së fundmi ai ka vendosur që të eksperimentojë edhe në muzikë. Ai është pjesë e një klipi të publikuar vetëm pak ditë më parë në bashkëpunim me Jurgen Kaҫanin dhe Febi Shkurtin (Revolt Klan).

Irgeni përveç se, ka edhe pjesën e tij të këngës, mbi të gjitha ai është edhe personazhi i Babales në klip.

Pra, edhe në këtë rast ai ka treguar atë që di të bëjë më mirë, të aktrojë. “Çështja Babale” prej disa kohësh ka qenë pjesë e aktualitetit mediatik si një nga temat më të nxehta dhe më të komentuara dhe jo më kot djemtë morën spunto për të bërë edhe një këngë me këtë titull.

Ky nuk është rasti i parë që një aktor, aq më tepër aktor humori, i hyn muzikës. Mund të përmendim këtu emra si: Bes Kallaku, Olsi Bylyku apo Delinda Zhupa së fundmi.

Top Channel