Wake Up/ Fatos Çoçoli: Drafti për rezervat e naftës do të rrisë çmimin deri 200 lekë/l

17/07/2019 13:21

Ditët e fundit po flitet për një projektligj të ri të qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, me qëllim furnizimin e tregut në çdo rast krize.

Natyrisht kjo përkthehet në një investim që rrjedhimisht sjell tarifa shtesë dhe ndikojnë në luhatjen e çmimit. Drafti parashikon që të ngrihet një Agjenci e posaçme e rezervave të karburanteve për të cilën do të duhen të paktën 500 milionë euro.

Aktualisht, sot nafta del në treg me 75-77 lekë/litër, nëse nuk do të kishte asnjë taksë dhe nëse llogariten shpenzimet dhe fitimet e kompanive. Ajo shitet në tregun me pakicë me rreth 170-177 lekë, pra rreth 50-60% e çmimit të saj janë taksa, që paguhen nga konsumatori.

Në këto nivele, nafta në Shqipëri është ndër 20 më të shtrenjtat në botë, sipas Global Petrol Price dhe më e shtrenjta në Europë bazuar në fuqinë blerëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA