Wake Up/ Ishp: Nuk ka arsye për panik, asnjë rast infeksioni nga mushkonjat

16/07/2019 13:58

Pas zonës së Divjakës procesi i dezinsektimit ka vijuar edhe në disa zona të tjera “hot spot”.

Para dy netësh dezinsektimi ka vijuar në Fier, në zonën e Darëzezës.Nën monitorimin e Institutit të Shëndëtit Publik, specialistët e trajnuar janë në terren për procesin e dezinsektimit në kuadër të parandalimit të sëmundjeve që potencialisht mund të transmetohen nga mushkonjat. Procesi po kryhet gjatë orëve të natës, kur, sipas ekspertëve, efikasiteti është më i lartë për shkak të vesës.Sipas një kalendari të përcaktuar procesi i dezinstektimit do të vazhdojë deri në fund të tetorit shoqëruar me monitorimin e vazhdueshëm të rezultateve nga Instituti i Shëndetit Publik.Nisja e proçesit të dezinsektimit në fillim të sezonit është i një rëndësie të veçante sepse kap fazat e para larvare që kanë çelur si rezultat i vezëve dimërore. Sa më shpejt që të nisë procesi aq më shumë rezultate arrihen.

Top Channel