Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në katin e nëndheshëm të një argjendarie në zonën e ish bllokut, në rrugën Vaso Pasha, rreth orës 13:15 këtë të hënë. Teksa dy persona kane qenë në bodrumin e argjendarisë duke përpunuar floririn, kanë shpërthyer dy bombola me hidrogjen.

4 shtetas u lënduan, ku një prej tyre Ardanoel Serani po kalonte rastësisht me biçikletë teksa ndodhi shpërthimi. Ndërsa 3 të tjerët ishin punonjës të biznesit. Alma dhe Sokol Pirra, çifti që kishte pronësinë e argjendarisë kanë marrë plagët më të rënda, si dhe shitësja 18 vjeçare Eneda Duro. Ata janë dërguar për të marr ndihmën mjekësore në shërbimin e djegies plastike.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dhe dyqani i eventeve që ndodhej pranë tij.

3 vajza të cilat ndodheshin brenda dyqanit janë larguar të asfiksuara, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që, policia në njoftimin zyrtar pretendonte se shpërthimi kishte ndodhur brenda ambienteve të dyqanit, por burimet pranë zjarrëfikseve treguan rrethanat e ngjarjes se si flakët kishin nisur në argjendari.

Por grupi hetimor po vijon ende punën për sqarimin e situatës.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA