“My London” i ka dedikuar këtë të hënë një artikull një bande kriminale, ku 12 pjesëtarët e saj ishin shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë në Londër.

12 anëtarët e “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë, u dënuan me burg nga gjykata.

Policia ka qenë nënë hetim të kësaj bande për tetë muaj, dhe arriti të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar.

Lidhur me këtë bandë policia e Londrës thotë, se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

25-vjeçari Erdi Nezaj, u arrestua nga policia dhe u integrua nga shërbimet e emigracionit.

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.

Detektivi Lee Johnson, i cili drejtoi operacionin tha se:

“Shumë individë që shpërndajnë drogë në kryeqytet janë njerëz të rinj që po shfrytëzohen. Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por paratë nga shitja e drogës mund të përdoren për të financuar vepra të tjera të rënda kriminale.”

“Ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, arrestimi dhe dënimi i këtyre individëve tregon një mesazh të fortë, si për njerëzit që vijnë në qytet për të shitur drogë, ashtu edhe për ata që e blejnë dhe konsumojnë”, ka shtuar ai.

Dënimet:
Bledar Ponari, 28 vjeç, nga Hackney, u dënua me më shumë se 5 vjet për kokainë dhe 6 muaj për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.

Fjoralb Fera, 21 vjeç, nga Leytoni u dënua me pesë vjet për kokainë dhe posedim të pasurive kriminale.

Halil Shehu, 22 vjeç, nga Islington, u dënua me gati tre vjet

Klevis Drazhi, 20 vjeç, nga Edmontoni, u dënua me 11 muaj dhe tre muaj për dokumente të rreme.

Fabio Domi, 21 vjeç, nga Camden, u dënua me gati tre vjet për kokainë dhe katër muaj për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit, katër muaj për posedim të dokumentit të identitetit të paautorizuar dhe gjashtë muaj për posedim të pasurisë kriminale.

Mario Prendi, 27 vjeç, u dënua me mbi dy vjet për kokainë dhe një muaj për posedim të pasurisë kriminale.

Albi Hoxha, 23 vjeç, u dënua me gati tre vjet për kokainë.

Bledar Xhani, 23 vjeç, nga Southgate u dënua me tre vjet për kokainë, tetë muaj për drejtim mjeti të rrezikshme dhe katër muaj për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.

Dritan Jella, 33 vjeç, nga Rochester, Kent u dënua me katër muaj për posedimin e dokumenteve mashtruese të identifikimit.

Kladji Qyra 22 vjeç, nga Lambeti për kokainë.

Emirjan Demiraj 22 vjeç, nga North Finchley u dënua me gati tre vjet për kokainë

Erdi Nezaj, 25 vjeç, i cili nuk kishte vendbanim fiks, u arrestua gjithashtu por u deportua menjëherë në Shqipëri nga shërbimet e emigracionit.

FOTO GALERI
5/12
Bledar Xhani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA