Foto Ilustruese

Policia e kryeqyteti në përfundim të operacionit të koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka arrestuar dy vëllezër, si edhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë:
– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq
– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis të kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

Top Channel