Bentley Motors, shtëpia e makinave e themeluar më 10 korrik 1919, në Crewe, në zonën rurale britanike, mbush 100 vjeç dhe i bën vetes një dhuratë speciale’ makinën e së ardhmes.

Kjo makinë dëshmon drejtimin në të cilin klientët tanë duan të udhëtojnë. Një makinë luksoze dhe që respekton natyrën. Adrian Hallmark, president dhe drejtues i Bentley, ka prezantuar kështu, në ditën e 100 vjetorit, konceptin origjinal Bentley EXP 100 GT, që surprizon për dizajnin.

Luks dhe estetikë me në fokus teknologjinë e së nesërmes për një makinë me forma të sofistikuara dhe impresionuese. Kjo është formula që projektuesit kanë ndjekur për këtë makinë tërësisht elektrike dhe me drejtim autonom që do të dalë në treg vetëm në 2035.

Edhe përmasat janë imponuese, 5.8 metra gjatësi dhe 2.4 gjerësi. Në krye, drita të rrumbullakosura mbi një sfond të ndriçuar që nuk kalon aspak pa rënë në sy.

Dyert e mëdha, hapen nga lart, duke arritur deri në kuotën tre metra. Ndërsa brendia, është e kuruar deri në detaje. Sediljet janë të adaptueshme, me tre konfigurime të mundshme dhe kujtojnë një anije hapësinore të sapodalë nga një film fanta-shkencor.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA