Emërimi i një rruge “Kosovo i Metohiju” në komunën me shumicë serbe të Graçanicës, bëri bujë në Kosovë, duke u kërkuar gjykimi i personave përgjegjës. Por, shumë qytete, qyteza e fshatra të udhëhequra nga vetë shqiptarët vazhdojnë të mbajnë toponime serbe, madje disa prej tyre që lidhen edhe me historinë sllave. Por që nga viti 2002, nuk është marrë as një iniciativë e vetme, për ta bërë shqipërimin e tyre.

“Kanë kaluar 19 vjet që kur shqiptarët kanë marrë në dorë udhëheqjen e institucioneve shtetërore,
megjithëkëtë ende mund të dëgjohen shumë toponime serbe.

Jo më larg se 7 kilometra nga kryeqyteti, gjendet qyteza e Kastriotit, që zyrtarisht njihet si Obiliq.

Obiliq mori emrin nga heroi i Betejës së Kosovës, Millosh Kopiliqi, që nga serbët u përvetësua si heroi i tyre, Millosh Obiliqi. Megjithëse Kastrioti paraqet më tepër historinë shqiptare, në dokumentacione, harta e referimet e njerëzve mund të dëgjohet vetëm emri Obiliq.

Rreth 500 metra nga tabela që të njofton se keni dalë nga Obiliqi është tjetra me emrin Milloshevë.

Të gjithë ata që ndjekin magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, kalojnë përmes kësaj lagjeje e cila përkundër se u emërua në shqip me emërimin Muzakaj, vazhdon ta ketë Milloshevë që është pothuajse i njëjtë me të mbiemrit të kriminelit, Sllobodan Millosheviç.

Tutje Milloshevës, është një fshat tjetër i emëruar me emër serb, është fshati Babimost që në shqip i bie “Ura e Plakës”.

Përveç tyre, janë edhe dhjetëra emra të qyteteve, qytezave e qindra fshatra që mbajnë ende emra serb”.

Disa nga komunat që janë emërar shqip, por zyrtarisht vazhdojnë t’i mbajnë emrat sllav:

Serbisht- Shqip

Obiliq- Kastriot
Podujeve- Besjan
Suhareke- Therandë
Gllogovc- Drenas
Istog- Burim
Kamenicë- Dardan
Leposaviç- Albanik
Dragash- Sharr

Profesori i gjeografisë, Florim Jusufi tregon se serbizimi i emrave kishte nisur pas luftës së parë botërore, kur Serbia po hartonte hartën për territorin e Kosovës.

Jusufi thotë se është momenti i fundit që Kuvendi të krijojë një grup punues që do t’i shqipërojnë emërimet.

Ri emërimi i vendbanimeve ishte ngritur si çështje diskutimi vetëm në vitet e para të çlirimit, në vitin 2002.

Atë kohë një grup punues kishte nisur ndryshimin e tyre, por meqë emrat pësuan ndryshim rrënjësor atëherë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara.

Si pasojë kjo listë e emrave nuk ju dorëzua asnjëherë kuvendit për votim, e as nuk u morën iniciativa të reja.

Top Channel