Nga Ryan Gingeras

Historia krejt e panjohur e shqiptarëve në Turqi dhe fundi i Perandorisë Osmane 1912 – 1923
Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur ‘për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre’, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq?

Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit “imagjinar” shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu.

Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit, si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar.

Skeda e Librit
V. Bot 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Virgjil Muçi

Libri ‘Brigje të pikëlluara’ ka marrë çmimet ‘Rothschild Book Prize in Nationalism and Ethnic Studies’, dhe ‘British-Kuwait Friendship Society Book Prize’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA