Spanja konfirmohet “Mbretëresha e Europës”, në basketbollin e femrave.

Skuadra iberike e drejtuar nga Lucas Mondelo, u fitoi titullin më prestigjoz të Kontinentit të Vjetër, për herë të katër në historinë e saj, dhe e veçanta qëndron se, për të katërtën here spanjollet mundën në finale Francën, duke u kthyer në një makth për skuadrën Transalpine.

Pasi mundi me vështirësi Serbinë, në finalen e zhvilluar në Beograd, Spanja shfaqi një tjetër fytyrë ndaj Francës, duke e dominuar totalisht ndeshjen, për ta fituar 86-66.

Që gjërat do të shkonin në favor të skuadrës kampione në fuqi të Evropës, kjo u duk që në fillimin e saj, duke parë saktësinë në gjuajtje të basketbollisteve të kësaj skuadre, në mënyrë të veçantë të Marta Xargay, që iu shpall edhe lojtarja më e mirë e finales, me 23 pikë të shënuara, 15 nga të cilat i shënoi nga distanca.

Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes, pas dy periodave të para, me rezultatin 32-21, në favor të Spanjës, që me kalimin e minutave e përforcoi akoma më shumë diktatin e saj, duke e thelluar rezultatin në parket.

Nga ana e saj, Franca ishte e pafuqishme për të mbajtur furinë iberike në parket dhe vetëm Sandrine Gruda u përpoq për të bërë diçka për Transalpinet, që poshtërohen për të katërtën herë në 4 finale Europiane, ndaj Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA