BMW ishte betuar të mos e ndiqte shembullin e rivalit të tyre, Mercedes Benz, dhe të prodhonte kamionë pune luksozë.

Por duket se ka ndryshuar mendje, sepse në një eveniment të veçantë, të organizuar në Korrik të vitit 2019, BMW paraqiti një makinë me karroceri që mund të mbante një motoçikletë F 859 GS.

Pjesa e kabinës është bazuar fort në stilin klasik të BMW-së, por në pjesën e pasme vjen një kuti që, çuditërisht, funksionon më së miri. Veç kësaj, karroceria është e punuar me luks. Ka doreza të kromuara për t’u mbajtur si dhe është e shtruar me material të shtrenjtë druri.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA