Burra të veshur me këpucë me taka, kanë vrapuar në rrugët e kryeqytetit spanjoll, në një event të mbajtur gjatë festivalit të krenarisë gey, në Madrid.

Rregulli është të veshër taka të larta, të paktën 10 centimetra dhe të vraposh dhe argëtohesh përmes rrugës pelajo, në Madrid.

“Është një garë e vërtetë. Ka edhe shumë organizime të ngjashme, por kjo është e vecantë dhe origjinale”- thotë një pjesmarrës.

Në garë, thonë organizatorët, mund të marrin pjesë edhe femra, por deri më tani, asnjë nuk është regjistruar. Rregullorja nuk thotë se një grua me taka nuk mund të vrapojë, nuk përjashtohen as transeksualët, biseksualët dhe homoseksualët. Gara është e hapur për të gjithë, e rëndësishme është pjesmarrja.

“Unë i sigurova këpucët e mia me ngjitës në mënyrë që të mos më dalin nga këmba. Sepse shtroja është shumë e hollë dhe unë nuk mund të përkul kycin. Kam pak frikë, mos rrëzohem”-thotë një pjesmarrës tjetër.

Dhe në fakt, shumë pjesmarrës e konsiderojnë garën të vështirë. Të ecësh mbi taka për ta është e mundimshme, e jo më të vraposh.
Sidoqoftë, për organizatorët, rëndësi ka mesazhi; jemi të gjithë njësoj dhe të gjithë kemi një vend në këtë botë.

Top Channel