Nëse ka një gjë që i dallon afro-amerikanët, përveç ngjyrës së lëkurës janë dhe flokët e tyre natyral. Por shpesh në Amerikë, këta shtetas janë diskriminuar për flokët e tyre origjinalë dhe mënyrës se si i mbajnë.
Ka pasur raste që ata nuk janë promovuar në vendin e punës, madje janë pushuar nga punëdhënësit, ndërkohë që raste të shpeshta diskriminimi ka pasur edhe në shkolla. Për këtë arsye në disa shtete të Amerikës kanë nisur të ndërmeren hapa ligjorë që të ndalojnë këtë lloj diskriminimi. Kalifornia bëhet i pari shtet në ShBA që ndalon me ligj diskriminim mbi flokët natyral. Guvernatori demokrat i këtiij shteti, Gavin Neësom ka nënshkruar një dispozitë ligjore të quajtur ” Akti i Kurorës”, që parashikon ndalimin e paragjykimeve për flokët natyralë të afro-amerikanëve në punë, në shkollë. Ligji, është propozuar një muaj më parë nga senatori Holly J. Mitchell, i cili tha se se “diskriminimi në bazë të flokëve i lidhur me racën është diskriminimi racial”. Ai tha se për vite afro-amerikanët nuk i kanë sfiduar standardet e vendosura nga të bardhët për sa i përket pamjes së flokëve të tyre. Gratë dhe vajzat kanë përdorur mënyra nga më të ndryshmet, nga kimikatet deri tek shtrirja e flokëve vetëm për t’iu përshtatur disa rregullave diskriminuese. Prandaj duhet të ndalohet me ligj t’iu imponosh këtyre shtetasve flokë të butë dhe jo natyral, duke ndërhyrë me forcë në atë që është një tipar i natyrshëm i njerëzve me ngjyrë. Në fakt, nuk kanë qenë të pakta rastet në Kaliforni kur këta shtetas thotë senatori Holly Mitchell janë detyruar nga punëdhënësit që të jenë në përputhje me standardet estetike të bardhëve: në vitin 2013, një kompani amerikane shkarkoi një menaxher afro-amerikan për pamjen e flokëve duke e quajtur “etnik” dhe vitin e kaluar një djali 14-vjeçar iu ndalua të shkonte në shkollë në Fresno të Kalifornisë, për mënyrën se si i kishte prerë flokët.
Top Channel