Aksidentoi për vdekje 3 persona, Gjykata lë në burg 47-vjeçarin
04/07/2019 16:27
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 47 vjeçarin Olsi Belortaja.
Belortaja aksidentoi për vdekje tre persona, dy gra dhe një fëmijë, mbrëmjen e 30 qershorit në rrugën Bilisht Kapshticë.
Dy gratë kanë qenë duke kaluar rrugën kur janë përplasur nga automjeti që udhëtonte nga Kapshtica për në qytetin e Korçës. Përplasja ka qenë fatale për gratë, ndërsa fëmija humbi jetën të nesërmen në spitalin e Tiranës.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, ka qenë i dehur në timon.
Top Channel