Stokholmi, kryeqyteti i Suedisë, është një destinacion i preferuar nga turistët, me jo pak atraksione që ofron, por tani, agjencitë turistike po kërkojnë edhe të tjera mënyra për të argëtuar dhe tërhequr të huajt.

Turistëve në Stokholm i ofrohet edhe mundësia të bëjnë një tur në çatitë e ndërtesave në zonën historike të kryeqytetit, Ridarholmen, për të parë që andej qytetin nga një këndvështrim krejt i ri.

“Unë nuk kam frikë nga lartësitë dhe nuk mendoj se kjo ishte e frikshme, ishte thjeshtë e mrekullueshme, sepse unë nuk e kisha kuptuar se mund të ngjiteshim kaq lart”, thotë Izabela.

“Ishte e adhurueshme. Nuk e kisha imagjinuar që mund ta shikonim qytetin nga ky plan. Më pëlqyen shumë urat nga lart, patëm një hapësirë 360 gradësh vrojtimi të qytetit dhe kjo ishte fantastike”, tregon Lauren.

Sipas guidës së turit mbi çati, pjesa më e madhe e njerëzve e konsiderojnë këtë një mënyrë shumë të veçantë dhe të këndshme për të parë qytetin. Turistët në Stokholm përballen me një qytet ku pjesa më e madhe e ndërtesave janë të ulëta dhe ngjitja mbi çati ofron një pamje unike.

“Disa njerëz mendojnë se duhet të shtojmë edhe elementë të tjerë në këtë tur, ngjitje mbi ndërtesa, hedhje prej tyre. Sidoqoftë, njerëzit janë shumë të kënaqur me këtë që ofrojmë”, thotë Joel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA