Një kandil deti vdekjeprurës është parë në bregdetin e Marbellas, në Spanjë dhe këto lloj speciesh shkaktojnë dhimbje shumë të mëdha, madje dhe vdekjen e njeriut.

Kjo krijesë vdekjeprurëse është parë dhe fotografuar nga fotografi Daniel Blanco ndërkohë që po lundronte pranë qytetit “Costa del Sol”.

Krijesa helmuese ndodhej vetëm pak metra larg një grup fëmijësh, të cilët po luanin me njëri tjetrin.

Nuk ka asnjë raport për të prekur apo viktima në këto brigje.

Top Channel