Misteri makabër i valixhes në Athinë/ Gruaja dyshohet se kishte vdekur prej dy ditësh, policia “zbërthen” kamerat e sigurisë 08/11 22:55
S.B, 61 vjeç; dhe G.B, 59 vjeç, të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec, janë arrestuar nga policia e këtij qyteti nën akuzën e “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.
Mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel