PD: Dhuna në Dibër, skenar i Edi Ramës

29/06/2019 00:50

Partia Demokratike ka reaguar pas incidenteve të ndodhura sot në Dibër ku militantët e PD-së kanë sulmuar forcat e policisë në Dibër.

Sipas PD-së ishin policët ato që provokuan qytetarët me qëllim prishjen e protestës. Partia Demokratike thotë se dhuna është skenari i Edi Ramës.

Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratrike:

Partia Demokratike distancohet nga dhuna , ajo është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe Leshajt të tij .
Dënojmë me ashpërsinë më të madhe provokimet e ulëta të drejtuesve të policisë Dibër , të cilët për të arritur qëllimet e tyre futën në turmë policë civilë provokatorë me qëllim prishjen e protestës .

Përpara se të mblidheshin protestuesit para selisë së PD , disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët .
Gjatë marshimit mes protestuesve janë futur persona të pa njohur , provokatorë të infiltruar nga ana e policisë .

Policia ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues duke dëmturar dhjetëra qindra qytetarë , nëna, gra, femije , gazetarë dhe policë .
Përdorimi i gazit ishte i pa nevojshëm dhe në sasi të tepërta , të pa lejueshme dhe në kundërshtim me ligjin.
Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie.

Gjate protestës nuk ështe dëmtuar asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private !

Deklaratat e pa përgjegjshme të policisë , janë tendencioze , dhe tentojnë të nxisin përplasje mes qytetarëve dhe policëve .

Një falenderim për qytetarët , simpatizantët që dolën në mbrojtje të pluralizmit politik , në mbrojtje të Demokracisë , të Kushtetutës duke protestuar në mënyrë qytetare dhe shumë civilizuese!

Top Channel