Një Karusel në një park të Uzbekistanit është ndarë në gjysmë, në momentin që po rrotullohej.

Nga informacionit e deri më tanishme, nga përplasja e karuselit në tokë ndërroi jetë vajza 19-vjeçare dhe u plagosën shumë të tjerë.

Të bërtitura gëzimi dhe kënaqësie u kthyen në lot dhe dhimbje, ndërkohë që panë horror me sytë e tyre, kur platforma gjigante në mënyrë tragjike u nda në gjysmë.

Kjo skenë tragjike ka ndodhur në një park të Jizzakh, qytet i ish Bashkimin Sovjetik, Uzbekistan.

Viktima është identifikuar me inicialet M.H, mosha 19 vjeç.

Top Channel