WakeUp/ Njihuni me Julia Hoxhën, e shpallur “Femra e Vitit” në teknologji

27/06/2019 12:06

Julia Hoxha u shpall Femra e Vitit në edicionin e 7 të ICT Awards.

Ka një karrierë të pasur akademike, është bashkë-themeluese e Institutit Shkencor Shqiptar (një organizatë që përdor mjetet teknologjike të të dhënave të hapura, gazetarisë dhe analizës politike duke synuar të forcojë ndërgjegjen qytetare dhe duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë nga institucionet qeveritare), bashkëthemeluese e MyOffice.al (një qendër që ofron ambjente për të gjithë ata që duan të ngrenë një biznes, që duan të zhvillojnë një ide etj).
Së fundmi Julia është bërë pjese e botës së guximshme të sipërmarrjes përmes Startup-it Zana, me të cilin konkurroi në ICT Awards. Si ndihmëse me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor dhe jo vetëm, Zana do të ndihmojë në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve, duke e thjeshtëzuar trajtimin e tyre nëpërmjet analizës së të dhënave të grumbulluara, si dhe do të ulë kostot duke ofruar shërbimin në distancë.

Top Channel