Wake Up/ Mjeke, Anjeza Kuçi: Rritet numri i të rinjve që rrezikojnë shurdhimin

27/06/2019 12:03

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard njerëz të grupmoshës së re janë në rrezik të humbjes së dëgjimit nga përdorimi i kufjeve që përdorimin çdo ditë..

Sipas një studimi të dy viteve të fundit nga Qendra e Dëgjimit në Australi( Australian Hearing Hub), profesor David McAlpine thotë se kushdo që përdor kufje për më shumë se 90 minuta çdo ditë mund të rrezikojë dëgjimin e tyre. Nga kërkimet që bëri kjo qendër u vu re se një në dhjetë australianë i përdorin kufjet rregullisht , me një volum të lartë më shumë se 85 decibel e barabartë kjo me zhurmën që bën një kositëse bari. Kjo sipas profesorit David Mc Apline është shumë e dëmshme për dëgjimin dhe nëse je dëmtuar , rruga drejt rikuperimit është e pakthyeshme. Duke qënë se ky është një shqetësim mbarë botëror, edhe shqiptarët nuk mund t’i shpëtojnë këtij problemi. Nga viti në vit janë rritur rastet e pacientëve që kanë probleme me dëgjimin, dhe kjo e dukshme tek 20 -vjeçarët. Sipas mjekes otorinolaringologe, Anjeza Kuçi personat më të rrezikuar janë ata që punojnë në Call Center, policët e trafikut apo Dj.

Top Channel