Wake Up/ Duhet t’i heqim apo jo këpucët kur futemi në shtëpi?

27/06/2019 12:17

T’i heqim apo jo këpucët kur futemi në shtëpi, kjo është çështja!

Lidhur me këtë ka dy këndvështrime, pasi disa individë kërkojnë që të ftuarit e tyre t’i heqin këpucët për aryse higjenike ndërsa personat më të moderuar për shkak të sikletit apo përtacisë dëshirojnë t’i mbajnë ato. Kjo gjithnjë e më shumë është një temë diskutimi që ndez debat, pasi secili e mendon në mënyrën e tij. Jonathan Sexton, mikrobiolog i mjedisit në Universitetin e Arizonës, në një intervistë me LiveScience tregoi se çdo palë këpucë në shtëpi sjellin mesatarisht dhjetëra mijëra baktere për centimetër katror, kjo për shkak se kudo që ne shkelim mbledhim baktere në çdo hap. Por a është e rrezikshme për shëndetin kjo situatë? Disa studime kanë treguar se pothuajse në të gjitha këpucët ekziston prania e baktereve, në veçanti Escherichia coli, të cilën studiuesit e zbuluan në 96 përqind të këpucëve të shqyrtuara. Disa lloje të Escherichia coli janë të padëmshme për njerëzit ndërsa disa lloje mund të shkaktojnë diarre, infeksione të traktit urinar madje edhe meningjit. Studime të tjera kanë treguar se përdorimi i këpucëve në shtëpi përhap dhe stafilokokun, i cili është bazë e infeksioneve të lëkurës, të gjakut dhe zemrës. Studiuesit thonë se për këtë situatë duhet të shqetësohemi, por pa e ekzagjëruar. “Për një individ të shëndetshëm, bakteret në këpucë nuk përbëjnë problem”, thekson Kevin Garey, profesor në Universitetin e Houston ndërsa për fëmijët që “pastrojnë” dyshemenë, do të ishte problem pasi kërkohet vemendje e veçantë.

Top Channel